Falja e borxheve dhe Paqja Fiskale, Malaj: Brenda muajit maj do kemi gati aktet nënligjore

Ekonomi | 6 muaj më parë

Procesi i fshirjes së detyrimeve pritet të nisë brenda muajit maj, pasi aktet nënligjore janë tashmë në fazën përfundimtare. Ministri i Financave, Petrit Malaja bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohen udhëzimet përkatëse, si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e borxheve dhe se brenda muaji maj do të jena gati për zbatim.

“Për sa i përket akteve nënligjore, ato janë drejt fazës finale të tyre dhe shumë shpejt do të dalim me udhëzimet përkatëse si për pasqyrën fiskale, ashtu edhe për fshirjen e detyrimeve. E kemi diskutuar edhe me ndërkombëtarët dhe shumë shpejt do të dalin këto akte, dhe brenda muajit maj do ta kemi mbyllur. Fshirja e detyrimeve do të vijojë siç është përcaktuar në ligj”, tha Malaj.

Ky hap shihet si një lehtësim i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset, duke u dhënë mundësinë të çlirohen nga detyrimet e akumuluara pa barrën e borxheve të vjetra.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme