Fanella e Mesit në ankand për 8 milionë paund

Mediet britanike kanë bërë me dije se fanella e veshur nga Mesi në finalen e Botërorit “Katar 2022” do të jetë shumë shpejt në ankand. Sipas ekspertëve të tregut vlera fillesatre do të jetë rreth 8 milionë paund.
Eventi do të mbahet në Nju Jork dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për disa fanella (ajo e veshur nga Mesi në pjesën e parë të finales, fanella e gjysëmfinales, çerekfinales, e 16-eve dhe tre ndeshjeve në grupe). Fakti se flitet për 7 fanella e bën kaq të çmuar koleksionin, i cili do të kalojë një tjetër rekord në këtë sektor.
Siç dihet më e shtrenjta është uniforma e Çigago Bulls-ave e veshur nga Majkëll Xhordan në ndeshjen e parë të finaleve të 1998-ës. Kjo uniformë është shitur në anakand në Nju Jork për plot 8.1 milionë paund.
Të apasionuarit pas sendeve, të cilat u kanë takuar legjendave në fusha të ndryshme nuk kursehen në të tilla raste. Për shembull kitara e Kërt Kubain e përdorur në “MTV Unplugged” në 1993 u shit për plot 4.2 milionë paund në 2020-ën.
Sipas Brahm Uoçer, shefi i sendeve të koleksionueshme pranë kompanisë të ankandit Sotheby argumenton kështu vlerën e lartë të fanellave të Mesit: “Botërori Katar 2022 futet në eventet e medha pasi aty Mesi u kurorëzua si lojtari më i mirë në hisotorinë e futbollit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




