FBI konfirmon hakerimin e fushatës së Trumpit

FBI konfirmon hakerimin e fushatës së Trumpit
Buroja federale e hetimit dhe agjenci të tjera federale në SHBA kanë konfirmuar se Irani është autor i sulmit më të fundit kibernetik ndaj fushatës presidenciale të kandidatit republikan Donald Trump.
Në një deklaratë të përbashkët këto agjensi kanë vënë në dukje faktin se Irani kishte zgjedhur të ndërhyte në zgjedhjet amerikane në mënyrë që të minonte besimin në institutcionet demokratieke amerikane.
CBS News ndërkohë raportoi se hakerat iranianë kishin shënjestruar, por pa arritur sukses, edhe fushatën e kandiddates demokrate Kamala Harris, dhe kjo u nënkuptua edhe nga deklarata e agjencive të inteligjecës amerikane. “Komuniteti i inteligjencës është besimplotë se iranianët janë përpjekur të kenë akses të drejtpërdrejtë në fushatën presidenciale të të dy partive politike. Aktivitete të tilla, përfshi vjedhjen dhe publikimin e të dhënave synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor amerikan, shkruhet në deklaratë.
Në datën 10 gusht, stafi i fushatës së Trump u shpreh se Irani kishte hakeruar mesazhet e brendshme të anëtareve të tij, por kjo u hodh poshtë nga zyrtarët e Iranit. New York Times, Politico dhe Washington Post raportuan rrjedhje të informacioneve konfidenciale të fushatës së Trump, përfshi edhe të dhëna të procesit të vetingut të kandidatit për president JD Vance . Sipas FBI-së dhe agjencive të tjera të inteligjencës, taktika të tilla nuk janë të reja, pasi janë përdorur si nga Irani ashtu edhe nga Rusia gjatë zgjedhjeve të mëparshme amerikane.
Së fundmi, Mikrosoft publikoi një raport sipas të cilit në muajin qershor, hakerat iranianë kishin shënjestruar fushatën e një kandidati amerikan për president, por pa dhënë emrin e këtij të fundit. Ndërkaq, sipas Hoogle, edhe fushata presidenciale e Biden ishte shënjestruar nga hakerët iranianë para se presidenti të tërhiqej nga zgjedhjet e këtij viti.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




