FC Bajern, Nojer dhe Ulrajsh rinovjnë deri në 2025-ën

Vigjilja e ndeshjes me Kopenhagenin ka qenë një festë për tifozët e Bajernit të Mynihut pasi klubi i rekordeve ka publikuar lajmin e shumëpritur. Manuel Nojer do të vazhdojë të jetë numri një i ekipit bavarez deri në qershorin e 2025-ës.
“Për mua është një sinja i madh nga ana e klubit pasi kam qëndruar për disa muaj jashtë për shkak dëmtimi. Rinovimi do të thotë shumë pasi së bashku me tifozët do të kemi mundësi që të koleksionojmë tituj të tjerë. Finalja e Champions League në Mynih në 2025 është një objektiv i madh dhe dua që ta arrij. Kur mu komunikua se këtë rrugëtim do ta bëj bashkë me Svenin sigurisht që u gëzuar shumë”, tha Nojer.
Dhuratat për tifozët për Krishtlindje jo vetëm që ishin të parakohëshme, por edhe të mëdha në numër pasi së bashku me Nojer sot firmosi edhe Sven Ulrajsh. Portieri i dytë i Bajernit do të vazhdojë të qëndrojë pas krahëve të Nojer deri në 2025-ës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




