Federata Gjermane i beson Joachim Low, plane për Euro 2024

Me një shënim në faqen e saj zyrtare, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi se ka rinovuar besimin e saj për trajnerin Joachim Low në funksion të Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm. Këtë mëngjes, në fakt, u mbajt një takim midis drejtuesve të DFB, trajnerit dhe Oliver Bierhoff, për të bërë një vlerësim të situatës veçanërisht për humbjen e rëndë të pësuar kundër Spanjës. Një takim në të cilin besimi në punën e trajnerit u riafirmua duke shpjeguar, siç thuhet në njoftimin për shtyp, se një ndeshje e vetme nuk mund të vërë në dyshim vitet e punës së Loë që lejuan Gjermaninë të kualifikohej në Kampionatin Europian, duke qëndruar në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe duke qënë kokë grupi në shorteun për kualifikueset e Kupës së Botës.
DFB ka kushtin e vendosur, që Low “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të luajtur një Europian të shkëlqyer dhe për të përgatitur më mirë turnet e mëposhtëm, përkatësisht Kupën e Botës 2022 dhe Kampionatin Europian 2024, i cili do të organizohet nga Gjermania”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




