Federimi i Dani Olmos në rrezik, LaLiga akuzon Barçën për parregullsi

Futboll Bota | 2 vite më parë

Federimet e Dani Olmos dhe Pau Victor janë sërish në rrezik. Në janar, Barcelona arriti të regjistrojë dy lojtarët në minutën e fundit, duke anashkaluar La Ligën: katalanasit i kishin treguar Komisionit të Lartë të Sporteve të qeverisë (CSD) se kishin burimet financiare për të federuar të dy lojtarët.

Kufiri i pagave të skuadrës blaugrana ishte rritur pasi klubi kishte siguruar prova se kishte shitur vendet (bokset) VIP të Camp Nou të ri për rreth 100 milionë: vetëm falë këtij hapi ishte bërë i mundur regjistrimi i dy lojtarëve.

Kohët e fundit, Barcelona publikoi bilancin e saj për vitin dhe nuk përmendi këto 100 milionë euro, me La Liga që tani pretendon se marrëveshja nuk u përfundua në kohë dhe se për këtë arsye Barça shkeli rregullat e lojës së ndershme financiare.

Vendimi për ligjshmërinë e regjistrimit urgjent të Olmos pritet të vijë deri më 6 prill dhe ky informacion i ri duket se hedh dyshime për licencën e re të lojtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme