Ferguson: Giggs ishte te City, e solla te United falë një bashkëpunëtori

Angli | 2 vite më parë

Alex Ferguson, menaxheri historik i Manchester United, kujtoi në një dokumentar të Sky se si Djajtë e Kuq rekrutuan gjeneratën më të suksesshme të klubit anglez, padyshim të trajnuar nga ai në fillim të viteve 2000. Në veçanti, menaxheri skocez shpjegoi se si ishte procesi i marrjes së Ryan Giggs, duke zbuluar gjithashtu një sfond interesant.

“City po punonte me lojtarët e rinj më të mirë në atë kohë, pa dyshim. Kishin fituar Youth Cup. Në rastin e Ryan Giggs, ne kishim një trajner nga klubi që erdhi të më takonte dhe më tha: ‘Është një djalë i ri që stërvitet te City, por ai është një tifoz i United. Duhet të kontaktosh me të’. E bëra dhe kështu e çova te Manchester United. Prej aty lindi një histori e bukur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme