Festa e Afroditës në Belsh, kremtohen vlerat dhe bukuritë natyrore të zonës së Dumresë

Sociale | 1 vit më parë

Në një atmosferë plot gjallëri, ngjyra, muzikë dhe simbole tradicionale, Festa e Afroditës mblodhi në Belsh pjesëmarrës nga i gjithë Qarku i Elbasanit. Aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe muzikore e shndërruan këtë festë në një ngjarje gjithëpërfshirëse, ku u sollën rite të lashta, punime artizanale dhe trashëgimia shpirtërore e brezave.

Kryetar i Bashkisë Belsh ,Arif Tafani u shpreh se, “kur e kemi nisur këtë projekt për herë të parë gati dhjetë vite më parë këtë qëllim kemi pasur për të krijuar një aktivitet të ri në paketën e turizmit që ne ofrojmë. Besoj se të gjithë bjem dakord që ja kemi arritur qëllimit.”

Nga parakalimi i të rinjve me kostume popullore, te performancat folklorike e deri te ekspozitat artizanale, Festa e Afroditës tregoi se si një traditë lokale mund të kthehet në një motor të fuqishëm për identitetin kulturor dhe zhvillimin turistik të zonës.

Në shenjë mirënjohjeje, Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani, ndau certifikata për qytetarë që kanë kontribuar ndër vite në jetën kulturore dhe qytetare të Belshit, gjest që u prit me emocione të forta nga komuniteti.

Festa e Afroditës vijon të jetë një thirrje për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të vërteta shqiptare, duke e shndërruar Belshin jo vetëm në një pikë turistike, por edhe në një qendër shpirtërore të kulturës sonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme