“Festa e Koranit” në Pogradec, organizohet për herë të parë me qëllim promovimin e turizmit

Sociale | 2 vite më parë

Për herë të parë është mbajtur Festa e Koranit në qytetin e Pogradecit dedikuar species endemike e cila gjendet në liqenin e Ohrit. Olsi Çekiçi ka treguar që këtë vit për herë të parë në 30 vitet e fundit kemi një numër rekord të hedhjes se rasatit të koranit.

I pranishëm në këtë aktivitet kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, u shpreh se ky sezon turistik ishte i suksesshëm dhe se si shumë qytete të tjera Pogradeci do të vazhdojë me turizmin katër stinor.

Shumë restorante në stendat e tyre sollën ushqime tradicionale të zonës me bazë koranin.

Kjo festë nisi që në orët e para të mëngjesit me hedhjen e rasatit në liqen, ndërkohë aktiviteti vazhdoi me muzikë dhe ushqime të shumta për pjesëmarrësit.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme