Festat e fundvitit – Gjirokastra e preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Aktualitet | 10 muaj më parë

Në Gjirokastër, atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet edhe në strukturat akomoduese. Interesi për qëndrime gjatë kësaj periudhe është i pranishëm, ndërsa hotelet dhe bujtinat po përgatiten për të mirëpritur vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Gjirokastra vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për të kaluar ditët festive, falë historisë, traditës dhe mikpritjes që e karakterizon.

“Edhe në sezonin e dimrit, sidomos në sezonin e festave, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, Gjirokastra është shumë e kërkuar. Për festa ka rezervime dhe tashmë janë duke u mbyllur rezervimet e fundit. Atmosfera në qytet, edhe me zbukurimet që janë bërë, është e këndshme. Gjatë fundjavës, falë edhe aktiviteteve që janë zhvilluar tek sheshi qendror, ka pasur lëvizje” – u shpreh për RTSH Maksim Hoxha, administrator hoteli në Gjirokastër.

Operatorët turistikë dhe administratorët e subjekteve akomoduese shpresojnë që kjo periudhë festive të ndikojë pozitivisht në sezonin turistik dhe ekonominë lokale.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme