Festë dhe muzikë pa limit, “Sanfest” nis me atmosferë të zjarrtë

Sociale | 2 vite më parë

Adrenalinë, festë, muzikë  dhe atmosferë e zjarrtë, “Sanfest” në Rrjoll, një nga plazhet më të bukura në veri të vendit i pati të gjitha në natën e parë të tij.

Aktivitete në det dhe rërë, yoga, gaming zones, sporte ujore etj ishin pjesë e organizimit festiv.

Artistët e ftuar së bashku me bandat e tyre gjallëruan edhe më shumë mjedisin e festës rinore dhe jo vetëm në edicionin e katërt të tij si një eksperiencë unike e gjithçkaje që mund të ofrojë një eveniment i tillë.

11 Deejay dhe 4 banda muzikore si Dren Abazi, Alban Nimani, Ron Gjura dhe Peter Pan Quartet janë disa nga artistët e ftuar të këtyre dy netëve. Duke nisur nga orët e paradites deri në darkë vonë, “Sanfest” do të vijojë të mbajë ndezur atmosferën e gjallë festive.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme