Festivali “Bilbilat e Labërisë” – Edicioni i parë me 18 grupe nga të gjitha trojet shqiptare

Në Tepelenë është çelur mbrëmë edicioni i parë i festivalit folklorik “Bilbilat e Labërisë”. Për dy netë me radhë në fshatin Bënçë 18 grupe artistike folklorike do të shpalosin vallet dhe këngët më të mira të trashëgimisë kulturore të Labërisë dhe jo vetëm.
Në natën e parë të këtij festivali, artistët që performuan u shprehën të lumtur që po prezantojnë këto vlera të mëdha të folkut.
E veçanta e këtij evenimenti artistik është se po organizohet në veprën monumentale të Akuaduktit të Ali Pashës, e cila ka për qëllim të gjallërojë jetën kulturore ,artistike dhe etnografike në trevën e Labërisë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




