Festivali i Pranverës, Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe bendi muzikor nisin provat intensive duke përgatitur një rikthim plot emocione në skenë

Kulturë | 6 muaj më parë

Rikthimi i një prej traditave më të dashura të muzikës shqiptare tashmë po merr jetë në skenë. Festivali i Pranverës në RTSH ka hyrë në fazën më intensive të përgatitjeve, ndërsa provat kanë nisur me ritëm të plotë.

Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe bendi muzikor po punojnë mbi partiturat e këngëve që do të interpretohen live, duke i dhënë formë një spektakli që premton emocione dhe cilësi artistike. Nën drejtimin e Elton Dedës, bendi po bashkohet në një fryme të re , ku sipas tij, prurjet e këtij edicioni janë mjaft të veçanta dhe të rinjtë i kanë dhënë ngjyra dhe dritë këngëve konkurruese.

“Gjërat e veçanta që ka festivali është që ka rini, është festivali i të rinjve pavarësisht se RTSH e hoqi kriterin e moshës. Ka shumë prurje të reja dhe këngëtar të rinj. Këngët kanë më shumë dritë, optimizëm por dhe larmi zhanresh. Është një projekt shumë i bukur dhe më pëlqen që është rikthyer”, u shpreh Deda.

Në këtë edicion do të ngjiten në skenë 20 artistë, të cilët do të sjellin interpretime live, në një ndërthurje mes nostalgjisë dhe risive bashkëkohore.

Festivali i Pranverës rikthehet në datat 6 dhe 7 qershor në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, duke ringjallur jo vetëm një event muzikor, por edhe kujtesën dhe emocionet e një kohe që publiku shqiptar e ka dashur gjithmonë. Një rikthim që vjen si një pranverë artistike e shumëpritur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme