Festivali “Nona” në Përmet, aktivitetet vlerësohen për shtysën në turizmin lokal

Nëse ende nuk e keni vendosur lokacionin e fundjavës, ne ju rekomandojmë Përmetin. Kjo fundjavë në qytetin e trendafilave, nuk do të ketë vetem kulinari dhe artizanat, por edhe muzikë të mirë nga këngëtarët e muzikës së lehtë e popullore të cilët do të ngjiten në skenë e festivalit “Nona” këtë fundjavë.
Në natën e parë të festivalit “Nona”, u ngjitën në skenë emra të mirënjohur të skenës shqiptare, si Shpat Kasapi, Eneda Tarifa, Ani Myzeqarja, Vaskë Curri e të tjerë.
Këtë vit festivali “Nona”, vjen me plot risi dhe surpriza. Çdo natë do të ketë edhe fitues të dhuratave të ndryshme nga bizneset që kanë mbështetur këtë event të madh kombëtar, ku do të shpërndahen edhe tri automjete.
Fituesi i parë ishte një qytetar përmeti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




