Festohet Shën Gjergji, simbol i ndarjes nga dimri dhe ardhjes së verës
Në Shishtavec dhe fshatrat e tjerë të Gorës së Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
Një ditë më parë, më 5 maj, gjithë gratë në fshat zhvillojnë ritualin e mbledhjes së degëve të mështeknës dhe luleve.
Sa u përket festave tradicionale, sidomos në fshatra turistikë si Shishtaveci, synohet gjithashtu promovimi i bukurive natyrore.
Pjesë e festës së Shën Gjergjit ishin të pranishëm shumë emigrantë që zgjedhin vendlindjen për të festuar.
Të mbledhur në qendër të fshatit, krahas muzikës dhe kërcimit, u zhvillua edhe gara me kuaj.
Festa e Shën Gjergjit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për banorët e zonës, duke ruajtur gjallë traditat e hershme dhe duke forcuar lidhjen me natyrën, trashëgiminë dhe komunitetin.
Përmes këtyre festimeve, jo vetëm që përcillet kultura popullore, por nxitet edhe rikthimi i emigrantëve dhe zhvillimi i turizmit në këto treva të pasura me bukuri natyrore dhe histori.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




