“Feti Borova”, arenë përplasjesh mes tifozësh

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Skenat e dhunës kanë zbritur dhe në parketin e sallës olimpike “Feti Borova”.  Pak minuta para fillimit të finales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra mes Tiranës e Skënderbeut, salla olimpike “Feti Borova” në kryeqytet është bërë skenë për disa akte të dhunshme, ndërsa janë shënuar përplasje mes dhjetëra tifozësh nga grupet “Fanatics” dhe “Ujqërit e Dëborës”. Në mungesë të forcave të rendit në sallën olimpike “Feti Borova”, tifozët e Tiranës kanë sulmuar sektorin e tifozëve të Skënderbeut.

Për disa minuta salla u kthye në arenë përleshjeje dhe vetëm ndërhyrjet e palëve kanë qetësuar situatën, ndërsa janë dashur rreth 30 minuta për të shënuar startin e finales së Ligës “Gjergj Kastrioti”. Pamje të shëmtuara, që kanë shokuar edhe lojtaret në parket, sidomos ato të Skënderbeut. Ngjarje vërtetë të shëmtuara që nuk asnjë lidhje me mesazhin që përcjell sporti, ndërsa pritet të ketë edhe analizë nga Federata Shqiptare e Volejbollit për situatën e krijuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme