Fifa Awards, Donnarumma portieri më i mirë: Shpresoj të bëj edhe më shumë

Gianluigi Donnarumma ka fituar çmimin e FIFA-s për vitin 2025 si portieri më i mirë i vitit. Portieri italian, i cili aktualisht luan për Manchester Cityn, mundi konkurrencën e Alisson, Courtois, Emiliano Martinez, Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Ëojciech Szczesny, duke u bërë italiani i parë që fiton këtë çmim që nga Buffon në vitin 2017.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi fitoren në rrjetet sociale, duke ia dorëzuar virtualisht çmimin Donnarumma-s, i cili tha se ishte i nderuar nga ky vlerësim: “Është një nder i vërtetë të marr këtë çmim, jam shumë i lumtur. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të arrij edhe më shumë”.
Më pas ai shtoi në faqen zyrtare të internetit të “Citizens”: “Është një nder i madh të fitoj këtë çmim prestigjioz dhe dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Jam jashtëzakonisht krenar që jam vlerësuar si më i miri në botë, përpara portierëve kaq të jashtëzakonshëm për të cilët kam respekt dhe admirim kaq të madh. Fitimi i Ligës së Kampionëve me PSG ishte një moment që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time. Jam i kënaqur me këtë arritje dhe tani do të punoj drejt suksesit të mëtejshëm me klubin tim të ri, Manchester City”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




