“FIFA na ka kërcënuar”, zbulimi i bujshëm i Anglisë në Botëror

Uncategorized | 4 vite më parë

Histori të reja për çështjet që kanë të bëjnë me shiritin e kapitenit “One Love” i ndaluar nga FIFA ose, më mirë, të sanksionohet me karton të verdhë për lojtarët e kapur duke e mbajtur atë. “Ne u kërcënuam”, tha shefi ekzekutiv i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bullingham.

Drejtori ekzekutiv i federatës së futbollit shpjegoi për ITV Sports: “FIFA ndërhyri në mënyrë të egër kundër nesh. Ata e dinin që ne do të donim t’i bashkoheshim nismës ‘One Love’, sepse federata jonë e kishte deklaruar këtë muajt e fundit. Ka qenë një marrëveshje dhe ne do të ishim të gatshëm të përballeshim me një gjobë. Kjo është e gjitha. Më pas rregullat ndryshuan dhe u shtrënguan”.

Bullingham shtoi: “Ata erdhën tek ne me pesë gjyqtarë dy orë pas ndeshjes kundër Iranit, duke pasur frikë nga ne.  Jo vetëm një gjobë apo karton të verdhë nëse Kane mbante shiritin e ylberit, por edhe sanksione shumë më të ashpra si p.sh., penalizim me pikë. Ishte një kërcënim real ndaj nesh”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme