Finiq, ndihmë teknike për fermerët dhe blegtorët, kriteret për të përfituar nga subvencionet e AZHBR

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka çelur që prej datës 30 shtator platformën e investimeve ,duke u ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve. Pas takimeve dhe kontakteve të drejtpërdrejta të ministres, Anila Denaj me fermerë dhe blegtorë, strukturat vendore në Bashkinë e Finiqit kanë shtuar bashkëpunimin me të interesuarit, duke u ofruar ndihmë teknike. Gjithsesi, kjo njësi vendore mbart një përvojë pozitive në lidhje me subvencionet në bujqësi.
“Janë rreth 100 fermerë. Zyra jonë është gjithmonë hapur dhe fermerët i informojmë çdo ditë”, tha Aristotel Mitro, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.
Po ku konsiston programi i ri i investimeve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural?
“Këtë vit subvencionohen stallat. Një nga pikat është certifikata e pronësisë që duhet të kenë fermerët, të kenë shlyer detyrimet, të kenë paguar detyrimet shoqërore dhe më pas plotësimi i formularit, është procedurë shumë e thjeshtë”, shtoi Mitro.
Afati i fundit për aplikimin në këtë Program nga ana e fermerëve dhe blegtorëve, është orari zyrtar i datës 8 nëntor 2024.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




