Fishat e diabetit falas, në Korçë përfitojnë mbi 500 persona

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, Petrika Tollkuçi është prononcuar në lidhje me vendimin më të fundit të qeverisë për zgjerimin e kategorive që përfitojnë fishat e diabetit falas.
Ai e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë vendim duke u shprehur se vetëm në drejtorinë rajonale të Korçës do të ketë rreth 1500 persona me aftësi të kufizuar të cilët do të përfitojnë fishat e diabetit falas si dhe shumë të tjerë të kategorisë së invalidëve të punës.
Zgjerimi i fashës së rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë vjen si një hap më tej në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare për një mbulim më të mirë shëndetësor dhe një përkujdesje më të madhe për të gjithë pacientët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




