Milano-Cortina në RTSH/ Fitoi të artën, Breezy Johnson thyhen medaljen teksa festonte

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Breezy Johnson fitoi medaljen e artë në dishezën e lirë për femra, duke dalë përpara gjermanes Aicher dhe italianes Sofia Goggia. Sportistja amerikane nuk do ta harrojë këtë ditë, edhe pse gati e humbi medaljen.

Teksa kërcente, duke festuar suksesin që kishte arritur, medalja i ra, por arriti ta gjente. Episodin e ka treguar vetë skiatorja amerikane, kur u paraqit për të dhënë intervistën pa medaljen në qafë.

Kur e pyetën se ku e kishte medaljen, ajo e nxori nga xhepi dhe tha: “Është thyer, por nuk është shkatërruar fare. Mos kërceni, nëse keni fituar medalje… Jam e sigurt se dikush do ta rregullojë, por është thyer”.

Festime për medaljen, por edhe një mendim për bashkëkombësen Lindsey Vonn, e cila u rrëzua gjatë garës dhe më pas u operua. “Trajneri i saj më tha se po bënte tifo për mua nga helikopteri. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të. Më vjen shumë keq, ndonjëherë ky sport është vërtet brutal”, – tha Johnson.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme