Flamurtari fillon të marrë formë, rinovon Trashi

Ka nisur të marrë formë Flamurtari i ri, që këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit shqiptar. Ditën e djeshme klubi vlonjat prezantoi blerjen e portierit Aleksovski dhe mbrojtësit Todoroski, ndërsa sot ka ardhur një rinovim i rëndësishëm.
Flamurtari njofton se Lorenc Trashi, një lojtar me eksperiencë dhe një nga protagonistët e rikthimit në Abissnet Superiore, do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi edhe për sezonin e ri.
“Lorenc Trashi rinovon zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club! Vazhdojmë se bashku ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




