Flamurtari, gjysmëfinalja si stërvitje

Flamurtari në basketboll për femra ka fituar gjysmëfinalen e parë të Play-off për titull kampion, teksa të enjten në Vlorë ka mundur Studentin, 76-52. Ndeshja nuk ka patur shumë histori e rivalitet me Flamurtarin që gjithçka e ka zgjidhur në pjesën e parë, ndërsa e ka mbyllur gjithçka në shifrat 55-22.
Periodën e parë Flamurtari ka fituar 22-15. Diferencën e ka bërë perioda e dytë, të cilën skuadra vlonjate e ka fituar 33-7 dhe në total 55-22. Në pjesën e dytë, Flamurtari i ka dhënë mundësi vajzave të reja, teksa ka administruar me qetësi avantazhin e krijuar, aq sa gjithçka e ka mbyllur në shifrat, 76-52.
Ndërkohë Partizani ka mundur Tiranën 96-91. Ndeshjet e kthimit do të luhen të dielën, atje ku Flamurtari do të jetë përballë Studentit për të menduar më pas për finalet për titull kampion për sezonin 2021-2022.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




