Flamurtari, në kreun e Ligës Unike

Flamurtari ka marrë fitoren e dytë në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për femra. Të mërkurën pasdite, në kuadrin e javës së tretë, vlonjatet e Erion Hoxhës kanë mundur Tiranën, 81-71, në një ndeshje e cila ka ardhur drejtëpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Vlonjatet, mbështetur fort tek O’Brajan dhe Omerbashiç, arrijnë ta vënë nën kontroll ndeshjen që në fillim. Dhe për rrjedhojë kanë fituar periodën e parë 30-19.
Ka momente që Flamurtari i afrohet dhe diferencës prej 20 pikësh, por Tirana gjen forca për të ngushtuar. 20-15 për Flamurtarin perioda e dytë, që në pushim ka kryesuar 50-34. Tirana pas pushimit luan më mirë. Fiton periodën e tretë 12-16 dhe ngushton në 62-50. Madje ka një ritëm të mirë edhe në periodën e katërt, që e ka fituar 19-21, por nuk ka mundur ta shmang dot humbjen, e cila ishte e treta në këtë Ligë Unike.
Në përfundim, 81-71 për Flamurtarin në një sukses me ulje e ngritje për të besuarat e Erion Hoxhës. Sakaq në kuadrin e javës së tretë të Ligës Unike në basketboll për femra, Prishtina ka mundur në transfertë Bashkimin e Prizrenit, 80-71. E për momentin, ndërsa të enjten në ora 17:00, Penza do të presë Partizanin, Prishtina e Flamurtari kryesojnë Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për femra, secila me nga dy fitore dhe një humbje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




