Flamurtari zhgënjen në shtëpi, Bylisi marshon drejt Superiores

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Kanë përfunduar 5 ndeshje të javës së 23-të të Kategorisë së Parë, që ishin edhe sfidat e para të fazës së tretë të kampionatit.

Apolonia rikthehet te suksesi, pasi fiton me rezultatin e pastër 2-0 përballë Kastriotit në “Loni Papuçiu”. Fierakët ngjiten në kuotën e 34 pikëve, ndërsa krutanët mbeten 23 pikë.

Vora nuk gabon në shtëpi dhe mposht me rezultatin e thellë 3-0 Besën. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, por vendasit shpërthejnë në pjesën e dytë duke shënuar 3 gola në portën e skuadrës nga Kavaja.

Kryesuesit e Bylisit mundin në shtëpi 2-1 Tomorin dhe konsolidojnë pozitat e tyre në krye të renditjes. Korabi fiton përballjen direkte përballë Lushnjës me rezultatin 2-1 dhe konsolidon pozitat në zonën e Play Off-it.

Surpriza e ditës vjen nga Vlora, aty ky Flamurtari është mundur në shtëpi nga Burreli 1-0. Ndalet vrulli i vlonjatëve, ndërsa matjanët marrin tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Java e 23-të do të mbyllet në mbrëmje me takimin mes Elbasanit dhe Luzit.

Kategoria e Parë – Java e 23-të

Vora-Besa 3-0

Prengaj 47’, Raboshta 49’, Qardaku 64’

Bylis-Tomori 2-1

Ruçi 17’, Kibe 64’ / Hysolli 40’

Flamurtari-Burreli 0-1

Ferruku 49’

Apolonia-Kastrioti 2-0

Umejiego 28’, Bejzade 38’

Korabi-Lushnja 2-1

Çema 26’, Kasalla 90+5’ / Olola 47’

Elbasani-Luzi ora 18:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme