Florian Marku mposht Chris Jenkins dhe mbron titullin

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin kampion në IBF, peshat e lehta duke mundur me nokaut rivalin Chris Jenkins, në duelin e zhvilluar në Njukasëll. Një sfidë që dhuroi shkëndijat e para që në peshimin e dy protagonistëve një ditë më parë, për t’i lënë radhën duelit në ring.

Raundi i parë ishte mjaft i kujdesshëm për Markun, i cili priste momentin përballë një kundërshtari që u mundua të shfrytëzojë gjatësinë e tij. Në raundin e dytë dhe të tretë Marku u shfaq më kërkues duke bërë një punë të mirë.

Në raundin e katërt mbërriti dhe goditja finale e boksierit shqiptar, e cila e detyroi Chris Jenkins të dilte i humbur nga kjo sfidë. Pas ndeshjes, boksieri shqiptar u shpreh: “Kam respekt për Chris Jenkins. Jap shpirtin kur ngjitem në ring. Mos harroni se kam vetëm tre vite që merrem me boksin”. Më pas Marku ka dhe një mesazh: “Më jepni Amir Khan, unë do ta thyej”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme