Fluks lëvizjeje nga Kosova drejt Shqipërisë, aksidenti në urën mbi Drin rëndon më shumë trafikun

Aktualitet | 1 vit më parë

Tre automjete u përfshinë në një aksident, por fatmirësisht pati vetëm dëme të lehta materiale. Ngjarja ndodhi në urën e re mbi Drin, për shkak të manovrave dhe frenimit të papritur nga njëri prej automjeteve.

Endrit Bejtullameri nga Peja, një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident, po udhëtonte me familjen drejt plazhit të Velipojës.

I tronditur nga ngjarja, Endriti u drejtohet me një apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm gjatë drejtimit të automjetit

Në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit, fluksi i qytetarëve dhe mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë ka qenë shumë i lartë. Pjesa më e madhe e tyre kanë udhëtuar për të kaluar këtë ditë festive në Shqipëri, veçanërisht drejt qyteteve bregdetare, jo vetëm për festën por edhe për të pushuar gjatë fundjavës.

Për shkak të aksidentit, trafiku u devijua në urën e vjetër mbi Drin, duke shkaktuar kolona të gjata mjetesh dhe vështirësi në qarkullim, derisa përfunduan procedurat hetimore në vendngjarje nga policia dhe shërbimet e tjera të emergjencës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme