Fluminense në Olimp me Hercules, pas Interit eliminon edhe Inzaghin

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Fluminense arrin në një gjysmëfinale historike të Kupës së Botës për Klube, 2-1 kundër Al Hilal, me Hercules përsëri lojtarin vendimtar, i cili kishte shënuar më parë golin vendimtar kundër Interit në raundin e 16-shes, shënoi përsëri.

Sfida u zhbllokua nga Martinelli në minutën e 40-tëm ndërsa vendosi barazpeshën Leonardo në minutën e 51-të. Në minutën e 70-të ngjitet në skenë Hercules, i cili shënoi golin e fitores.

Pas Interit, klubi brazilian eliminon edhe ish-trajnerin e zikaltërve, Simone Inzaghi, i cili largohet nga turneu pas një performance të shkëlqyer. Në gjysmëfinale, klubi brazilian do të përballet me fituesin e ndeshjes së planifikuar sonte midis Chelsea dhe Palmeiras (në orën 03:00).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme