“Fondi Social 2026”, Demo: Garanton qëndrueshmërinë e shërbimeve lokale për qytetarët

Politikë | 9 muaj më parë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në fjalën e mbajtur në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, theksoi rëndësinë e mbështetjes së bashkive dhe forcimit të kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve sociale.

“Bashkia është pika ku shteti takohet çdo ditë me qytetarin. Me fillimin e mbështetjes së bashkive përmes fondit social, krijuam dallëndyshet e para dhe qartazi ajo që u konstatua është fjala kyçe që ka të bëjë me qëndrueshmërinë”, deklaroi Demo.

Ai nënvizoi se për dekada, mbështetja nga donatorët ndihmoi bashkitë të zhvillonin kapacitete për trajtimin e çështjeve me rëndësi të veçantë, por sfidat financiare dhe mungesa e kapaciteteve shpesh penguan garantimin e qëndrueshmërisë së projekteve. Sipas tij, një prej elementëve kryesorë të Fondit Social është pikërisht garantimi i qëndrueshmërisë së shërbimeve lokale.

Ministri nënvizoi gjithashtu se bashkitë, me fuqizimin e tyre financiar, do të vazhdojnë të mbështesin shërbimet sociale si prioritet të politikave lokale. Ai shtoi se për vitin 2026, do të vlerësohet cilësia e shërbimit që bashkitë ofrojnë për qytetarët përmes planeve vendore sociale dhe përgatitjes së përgjigjes ndaj kërkesave të tyre.

“Për dekada në Shqipëri, si rrjedhojë e mbështetjes së donatorëve, bashkitë krijonin kapacitete lokale për të trajtuar çështje me rëndësi të veçantë, por sfidat financiare dhe mungesa e kapaciteteve i bënte bashkitë që të mos garantonin qëndrueshmërinë e këtyre projekteve Një prej elementëve kryesorë të fondit social, është pikërisht garantimi i qëndrueshmërisë së shërbimeve lokale.

Bashkitë vetë me fuqizimin e tyre financiar që tashmë evidentohet në territor, të mbështesin shërbimin social duke qenë prioritet i politikave lokale. Planet sociale, një prej pikave ku bashkitë janë vlerësuar me grantin e performancës. Për 2026 do vlerësojmë cilësinë e shërimit që bashkitë ofrojnë në territor nëpërmjet planeve vendore sociale përsa i përket përgjigjes që duhet t’u japim kërkesave të qytetarëve”, përfundoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme