Forcimi i bashkëpunimit ekonomik/ Kryeministri i Polonisë nis vizitën 3-ditore në SHBA

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka nisur këtë të martë (11 prill) vizitën zyrtare 3 ditore në SHBA.

Morawiecki pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me zv.presidenten Kamala Harris. Vizita e kryeministrit të Polonisë në SHBA vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të mbrojtjes së dy kombeve.

Vizita e Morawiecki në SHBA, do të përfshijë gjithashtu  edhe takime me përfaqësues të kompanive amerikane të mbrojtjes, raporton The Guardian.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, SHBA rriti praninë e saj ushtarake në Poloni. Vendi ndodhet në krahun lindor të NATO-s dhe kufizohet me Ukrainën. SHBA ka përdorur gjithashtu Poloninë si një vend tranzit për ndihmat ushtarake dhe humanitare që shkojnë në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme