Formula 1: Hamilton, “Sportisti i vitit 2020” sipas BBC

Formula 1 | 6 vite më parë

Lewis Hamilton u zgjodh Personaliteti Sportiv i Vitit 2020 nga BBC. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 parapriu kapitenin e Liverpool, Jordan Henderson dhe kalorësen e garave të hipizmit, Hollie Doyle.

Piloti i Mercedesit fitoi titullin e tij të shtatë  këtë vit, duke barazuar rekordin e Michael Shumaker. Hamilton, i cili gjithashtu u bë shoferi me më shumë gara të fituara, 95, fitoi çmimin BBC për herë të dytë, gjashtë vjet pas të parit. “Unë dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e tjerë, shumë të forte”,  tha Hamilton. “Jam shumë krenar për atë që kemi arritur këtë vit: Do të doja të falënderoja të gjithë ata që votuan për mua”.

Numri 44 i Mercedes-it shfrytëzoi rastin për ta uruar për festat: “Unë nuk prisja të fitoja duke pasur parasysh konkurencën e madh. Por unë mendoj se të gjithë jemi fitues dhe i uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve nga BBC Sport u mbajt në selinë e Salford por në mënyrë elektronike për shkak të kufizimeve nga Coronavirus.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme