Formula 1, ja kalendari me 23 gara

Formula 1 për vitin 2021 po përgatitet të bëhet kampionati më i gjatë botëror i zhvilluar ndonjëherë me 23 Grand Prix. Federata Ndërkombëtare e Automjeteve bëri njoftimin, duke përcaktuar kështu programin provizor për sezonin e ardhshëm.
Hapet në Melbourne, mbyllet në Yas Marina
Sezoni do të startojë më 21 mars në Australi, në Melbourne dhe do të mbyllet më 5 dhjetor në Abu Dhabi, në cirkuitin e Yas Marina. Në kalendar ka disa pika fikse dhe të tjera për t’u përcaktuar si vendi për garën e planifikuar për në 25 prill, e cila do të zëvendësojë GP të Vietnamit. Emërimi i GP të Italisën në 12 shtator në Monza, një javë pas debutimit të Zandvoort për GP të Hollandës dhe më 28 Nëntor GP i parë i Arabisë Saudite, për të cilët pritet miratimi i cirkuiteve. Për GP të Spanjës, në Barcelonë, i planifikuar për në maj, ende nuk ka marrëveshje me organizatorët e pistës. 23 Grand Prix pra paraqesin një rekord absolut në Formula 1.
Kalendari për vitin 2021
21 Mars – GP i Australisë në Melburn
28 Mars – GP i Bahreinit në Sakhir
11 Prill – GP i Kinës në Shanghai
25 Prill (ende nuk është përcaktuar)
9 maj – GP i Spanjës në Barcelonë
23 maj – GP Monako
6 qershor – GP i Azerbajxhanit në Baku
13 qershor – GP i Kanadasë në Montreal
27 qershor – GP i Francës në Le Castellet
4 korrik – GP i Austrisë në Spielberg
18 korrik – GP i Britanisë në Silverstone
1 gusht – GP i Hungarisë në Budapest
29 gusht – GP i Belgjikës në Spa-Francorchamps
5 shtator – GP i Hollandës në Zandvoort
12 Shtator – GP i Italisë në Monza
26 shtator, GP i Rusisë në Soçi
3 tetor, GP i Singaporit
10 tetor – GP i Japonisë në Suzuka
24 tetor – GP i SHBA-së në Austin
31 tetor – GP i Meksikës në Mexico City
14 nëntor – GP i Brazilit në San Paolo
28 nëntor – GP i Arabisë Saudite në Jeddah
5 dhjetor – Abu Dhabi GP në Yas Marina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




