Formula 1/ Max Verstappen shumë pranë Mercedes

Formula 1 | 1 vit më parë

Max Verstappen do të transferohet në Gjermani ku e pret Mercedes edhe pse me Red Bull e lidh ende një kontratë, e cila i skadon në 2028-ën. Piloti kampion bote në fuqi i ka dhënë pëlqimin këtij transferimi përgjegjësit të shtëpisë automobilistike për Formulën 1, Toto Wolff.

Në këtë çështje ka gisht edhe një pjesë e mirë e bordit të Mercedes, të cilët janë të bindur se vetura e tyre do të jetë kompetitive vitin që vjen edhe me pilotë si Antonelli dhe Russell. Siç dihet ndryshimet e rregullave, të cilat do të implementohen duke nisur nga sezoni i ardhshëm pritet që të “ndihmojnë” shumë Mercedes-in, e cila prej gati dy vitesh po punon për veturën e 2026-ës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme