Formula 1: Verstappen fiton në Kanada, zhgënjen Ferrari

Fitorja e tretë radhazi për Max Verstappen në Montreal. Kampioni holandez fiton Çmimin e Madh të Kanadasë. Në shkallën e dytë të podiumit ngjitet Lando Norris me McLaren përpara George Russell (Mercedes) që nisi nga pole position.
Një garë për t’u harruar për Ferrari-t, të cilët e nisën nga rreshti i gjashtë pasi u përjashtuan nga faza finale e kualifikimeve. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz të dy u detyruan të tërhiqen, gjë që nuk kishte ndodhur për dy vjet.
Probleme të njësisë së energjisë për Monegaskun, dalje nga pista për spanjollin. Lewis Hamilton përfundon në këmbët e podiumit, Oscar Piastri vulos pesëshen e parë përpara dy Aston Martin të Fernando Alonso dhe Lance Stroll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




