Franca ndërmerr iniciativë diplomatike për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Iran

Presidenti francez Emmanuel Macron ka udhëzuar Ministrin e Jashtëm të ndërmarrë një iniciativë diplomatike, në bashkëpunim me partnerët më të afërt europianë, për të propozuar një zgjidhje të negociuar dhe kërkuese për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Ky vendim u mor gjatë Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, siç raportuan burime nga Pallati Elize.
Macron theksoi se “një zgjidhje e qëndrueshme për programin bërthamor dhe balistik mund të arrihet vetëm përmes negociatave.” Ai gjithashtu rikujtoi “gatishmërinë e Francës për t’u angazhuar në një dialog pa lëshime me Iranin mbi aktivitetet e tij të destabilizimit rajonal.”
Kjo lëvizje e Francës vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, me një thirrje të fundit nga OKB-ja kundër ndërhyrjes së mëtejshme ushtarake. Iniciativa franceze synon të riafirmojë rrugën diplomatike si mjetin kryesor për zgjidhjen e krizës dhe sigurinë rajonale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




