Franca në “shtetrrethim”, Gjermania ashpërson masat

Botë | 6 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se tashmë lëvizja në Francë do të jetë e kufizuar për katër javë nga 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Vendimi për të kufizuar lëvizjen në 9 qytete përfshirë edhe Parisin është marrë si pasojë e frikës së shpërthimit të një pandemie të dytë.

Macron  ka deklaruar gjithashtu se vendi mund të futet në gjendje emergjencë, për shkak se vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 22.951 raste të reja infektimi.

Ndërsa Gjermania ka shtrënguar rregullat.

nëse një zonë regjistron më shumë se 35 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve, maskat do të bëhen të detyrueshme në të gjitha vendet ku njerëzit kanë kontakt të ngushtë.

Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen gjithashtu do të jetë i kufizuar në 25 në vende publike dhe 15 në hapësira private.

Sapo të tejkalohet një prag prej 50 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, do të zbatohen kufizime edhe më të ashpra.

Edhe Shtetet e tjera evropiane janë në ankthin e një mbyllje tjetër pasi rastet me Covid19 sa vijnë e shtohen për çdo ditë , duke bërë kështu që Holanda të ndalojë lëvizjet pas orës 22:00, ndërsa Spanja mbylli lokalet për 15 ditët në vijim.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme