“France Footboll” justifikohet me Realin: Vinicius u dëmtua nga

“’Topi i Artë’ për ne nuk ekziston më”. Reali i Madridit është tërbuar me “France Football” për çmimin prestigjoz, i cili i shkoi Rodrit dhe jo Vinicius Zhunior.
Mëngjesin e sotëm për këtë argument ka folur vetë kryeredaktori i revistës franceze. “Mendoj se Vinicius ka ‘vuajtur’ disi nga prania e Belingam dhe Karvahal mes pesë vendeve të para pasi matematikisht i kanë hequr disa pikë. Kjo gjithashtu përmbledh sezonin e Real Madridit, i cili kishte midis 3 dhe 4 lojtarë dhe juritë ndanë vendimet e tyre. mes tyre, gjë që përfitoi Rodri”, shpjegoi Vinsent Garsia.
Lidhur me atë bisedë pas së cilës Real Madridi kuptoi se Vinicius nuk e kishte fituar Topin e Artë, ai tregoi: “Kam pasur shumë presion nga Real Madridi, por, siç ndodh me klubet e tjera, kam qenë gjithmonë i qartë, i drejtë dhe ndoshta heshtja ime i çoi në kufi. Por ishte njësoj si me të tjerët. Unë u befasova shumë nga mungesa e Viniciusit”.
10 lojtarët më të votuar:
- Rodri – Manchester City/ Spanjë
- Vinicius Junior – Real Madrid/ Brazil
- Jude Bellingham – Real Madrid/ Angli
- Dani Carvajal – Real Madrid/ Spanjë
- Erling Haaland – Manchester City/ Norvegji
- Kylian Mbappe – PSG (Real Madrid)/ Francë
- Lautaro Martinez – Internazionale/ Argjentinë
- Lamine Yamal – Barcelona/ Spanjë
- Toni Kroos – Real Madrid/ Gjermani (i tërhequr)
- Harry Kane – Bayern Munchen/ Angli
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




