Franko Burraj, 10 të qindtat e sekondës larg medaljes

Franko Burraj vetëm i katërti në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, kjo në 400 metra, teksa vendos rekord të ri kombëtar. Nga 46”26 në bateritë kualifikuese një ditë më parë në 46”16 në finale, ndërsa përmirësimi i rezultatit është me dhjetë të qindtat. Por vetëm 10 të qindtat ka mbetur larg medaljes së bronztë Franko Burraj, teksa në vendin e tretë u rendit algjeriani Benxhema me 46”06.
I dyti, i cili meritoi medaljen e argjendtë, ishte marokeni Dair me 45”26. Dhe fitues i medaljes së artë në 400 metra portugezi Agostino Koelho me 45”41. Kështu Burraj i katërti në finalen e 400 metra, ndërsa Shqipëria, teksa kanë mbetur ende në garë notarët Sara Dande, Frenki Vogli dhe Drini Ujkashej, apo dhe Juirdo Cani në taekuondo, i mbyll mesdhetaret me katër medalje.
Dy të arta me Zelimkan Abakarov në mundje dhe Luiza Gega në atletikë, një të argjendtë në peshëngritje me Erkand Qerimajn dhe një të bronztë në mundje me Islam Dudaev. Pra gjithçka brenda objektivave, kurse forma e Franko Burrajt premton për më shumë në aktivitetet e radhës ndërkombëtare në atletikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




