Frappart rishkruan historinë, gruaja e parë që arbitron në Botëror

Kosta Rika-Gjermania shkruan historinë e Kupës së Botës falë Stephanie Frappart, gruaja e parë që arbitroi një ndeshje në një kompeticion të tillë. Francezja tashmë ka grumbulluar disa suksese të para: gruaja e parë që arbitron në divizionin e dytë francez (2014) dhe në Premier League (2019).
Gruaja e parë që drejton, që arbitron një finale të Superkupës së Futbollit të UEFA-s për meshkuj (2019), gruaja e parë që arbitron një ndeshje të Ligës së Kampionëve (2020) dhe finalen e Kupës së Francës (maj 2022). Frappart është një nga tre gjyqtaret femra në grupin prej 36 gjyqtarësh.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



