Fraser Pryce fiton në 100 metra, vendos rekord

Garat e shpejtësisë janë më të bukurat dhe më të shumëpriturat në një botëror. Mbi të gjitha kur dhurojnë surpriza. Këto nuk kanë munguar edhe në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene. Fraser-Pryce e Xhamajkës hyri në histori pasi fitoi titullin e pestë botëror në 100 metra në përfundim të garës së zhvilluar gjatë Botërorit që po zhvillohet në Eugene. Fraser-Pryce, bëri një sprint të shkëqyer, duke sfiduar 35 vitet që mban mbi supe. Xhamajkania ka fituar më parë garën e 100 metrave në 2009, 2013, 2015 dhe 2019.
Rekord kampionati për të në eugene me kohën 10.67 sekonda. “Është e veçantë për mua kjo fitore. Eshtë titulli im i pestë i botës në 100 metra e mbi të gjitha që e arrita tashmë në moshën 35 vjeçare”. Në podiumin e garës së 10 metrave u ngjitën 3 xhamajkane. Në 110 metra me pengesa amerikani Grant Holloëay mori medaljen e artë. Kampioni olimpik 26-vjeçar dhe mbajtësi i rekordeve botërore nuk ka marrë pjesë në garat e mëparshme për shkak dëmtimi. Por ishte zotëruar se në këtë botëror do të arrinte titullin e tij tretë radhazi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




