Fshati Dhoksat në Lunxhëri – Banorët zhvillojnë agroturizmin, përshtatin shtëpitë si bujtina

Dhoksati pjesë e projektit të “100 fshatrave turistikë”, është një prej zonave me bukuri e vlera natyrore ku dominon trashëgimia historike e kulturore.
Një fshat ky me një histori shumëvjeçare i njohur traditën e kultivimit të frutikulturës e të perimeve ku banorët e ngelur rikthehen në kohë e sjellin në vëmendje cilësinë e perimeve, të tokave të këtij fshati, shijen e të cilave e ndjenin jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë vendit, kryesisht në Rumani.
I ndodhur 13 km larg Gjirokastrës Dhoksati zhvillon prej vitesh me së miri edhe agroturizmin.
Banesat e vjetra që ruajnë origjinalitetin, mikpritja e vendasve, por edhe gatimet tradicionale dhe produktet bio e bëjnë Dhoksatin të preferuar për turistët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




