Fshati me sytë nga agroturizmi

Dikur një fshat blegtoral, ndërsa sot banorët e fshatit Asim Zeneli, pranë Gjirokastrës kanë hapur portat për të mirëpritur vizitorë vendas dhe
të huaj.
Historia e fshatit nis në vitin 1954, kur ai mori emrin e “Asim Zenelit”, një partizan shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u vra në në
Mezhgoran në një përpjekje me trupat italiane në vitin 1943 duke u bërë një pikë referimi për heroizmin e LANÇ. Pas vdekjes iu dha nderimi më i lartë i vendit, Hero i Popullit.
“Asim Zeneli” gjendet në njësinë administrative Antigone të Bashkisë së Gjirokastrës dhe është krijuar nga banorë të ardhur kryesisht nga zona e Labërisë nga zona e Kurveleshit nga fshatrat Lekdush, Progonat etj.
Blegtoria ka qenë baza e jetës së banorëve të Asim Zenelit pa lënë pas edhe bujqësinë. Ndërsa sot me perspektivë po shihet edhe agroturizmi.
Turizmi rural ofron potenciale të mëdha për vizitorët që kërkojnë natyrën, ajrin e pastër, gatimet tradicionale dhe produktet bio.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




