Fshati që ruan traditën e peshkimit, banorët e Zogaj kujdesen për peshkun që e kanë burim jetese

Sociale | 2 vite më parë

Është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi. Bëhet fjalë për fshatin Zogaj dhe bashkë me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Për rritjen e peshkut kujdesen kryesisht peshkatarët, që peshkimin e kanë burimin kryesor të të ardhurave për familjet e tyre. Mes tyre gjejmë edhe vëllezërit Adi dhe Çimi Armaha, banorë autoktonë të fshatit Zogaj të cilët vazhdojnë të ruajnë traditën e të parëve.

“Rrjetet i hedhim 500 metër, 1000 metër, por shkojmë edhe deri në 3 kilometër, varet si lëviz peshku sepse ne e ndjekim peshkun”, tha Adi.

“Duhen 5-6 orë, por varet sepse shkojmë edhe larg”, u shpreh vëllai i tij, Çimi.

Janë së paku së paku 40 peshkatarë në fshatin Zogaj  që çdo ditë i gjen në hapësirën e liqenit të Shkodrës duke peshkuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme