Fshati Vergo në Delvinë – Bukuritë natyrore që po marrin zhvillim falë rrugës Kardhiq -Delvinë

Fshati Vergo në Bashkinë e Delvinës është një fshat me peizazh të mrekullueshëm natyrorë. Ka njerëz puntor të dashur dhe shumë mikpritës . Dikur kishte në Vergo të Delvinës më shumë se 200 shtëpi banorët e të cilave kishin si bazë për jetesën e tyre blegtorinë dhe bujqësinë.
Banorët që kanë ngelur tani në këtë fshat janë kryesisht të moshuar të cilët edhe pse janë në një moshë madhore sërish i gjen duke punuar tokat që kanë të mbjella tani me perimet e stinës .
Megjithatë nuk mungojnë edhe të rinjtë që merren kryesisht me kultura të ndryshme bujqësore . Edhe ata banorë që janë larguar në mërgim për një jetë më të mirë rikthehen me nostalgji në fshatin e tyre për të kaluar disa ditë dhe më pas largohen sërish.
Fshati Vergo në Delvinë fal afërsisë që ka me rrugën Kardhiq -Delvinë vitet e fundit po shihet me interes edhe prej të turistëve. Në këtë fshat të Delvinës ka të huaj që kanë investuar në banesa private .
Gazetare: Boralda Gjyli
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




