Fundosja e superjahtit, gjenden edhe dy trupa të tjerë, konfirmohen 5 viktima

Dy trupa të tjerë janë gjetur brenda rrënojave të jahtit Bayesian, ka konfirmuar për BBC agjencia e mbrojtjes civile të Siçilisë. Ata janë ende brenda në varkë.
Më herët, dy trupa të tjerë u gjetën brenda anijes së fundosur – ata tani janë nxjerrë në breg. Identiteti i katër personave të gjetur pasditen e sotme ende nuk është konfirmuar.
Kjo do të thotë se dy pasagjerë, në bordin e jahtit kur u mbyt të hënën, mbeten të zhdukur. Gjashtë personat që rezultojnë të humbur në Detin Mesdhe janë:
- Biznesmeni në Mbretërinë e Bashkuar Mike Lynch, i cili ndihmoi në themelimin e Cambridge Neurodynamics dhe bashkëthemeloi firmën Autonomy
- Vajza e tij, Hannah Lynch , një studente 18-vjeçare
- Jonathan Bloomer , kryetar i Morgan Stanley Bank International
- Gruaja e tij Judy Bloomer
- Chris Morvillo , një partner në firmën ligjore Clifford Chance
- Gruaja e tij Neda Morvillo, një dizajnere bizhuterish
Roja bregdetare italiane ende nuk e ka konfirmuar moshën apo gjininë e dy trupave që sapo janë gjetur. Trupi i kuzhinierit të jahtit, shtetasit kanadezo-antiguan Recaldo Thomas , u gjet të hënën.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




