Futbolli në zi, Duamena nuk ia del

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Rafael Duamena nuk ia doli që të mbijetonte. Sulmuesi i Egnatias, i cili humbi ndjenjat pak minuta më parë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani ka ndërruar jetë në spital.

28-vjeçari, i cili vuante nga probleme kardiake, humbi ndjenjat në fushën e lojës pas 24’ minutash lojë. Pas incidentit stafi mjekësorë vendosi ta transportonte drejt Tiranës, ku ka ndërruar jetë vetëm pak çaste më parë.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme