Galeria e Arteve në Shkodër, takimet publike dhe ekspozitat, pjesë e rëndësishme e kalendarit vjetor
Organizimi i takimeve dhe bisedave me artistët e ka shndërruar Galerinë e Arteve në Shkodër në një hapësirë të domosdoshme për zhvillimin e dialogut kulturor dhe për promovimin e artistëve nga Shkodra dhe hapësirat mbarë shqiptare, si nga brezat e rinj, ashtu edhe ata me kontribut të njohur.
Drejtuesi Fatmir Juka, thekson se qëllimi nuk është vetëm organizimi i ekspozitave, por ndërtimi i një platforme të vazhdueshme bashkëbisedimi me artistët. Dy nga ngjarjet më të rëndësishme që do të mbahen gjatë gjysmës së dytë të këtij viti janë “Çmimi Idromeno” dhe “Salloni i Vjeshtës”, të cilat tashmë kanë fituar karakter kombëtar.
“Po priremi të ruajmë skemën kryesore të eventeve, që do të thotë sallonin e vjetër, programet e edukimit dhe bisedat, po zhvillojmë takime publike. Mirëpresim edicionin e ri për këtë vit dhe çmimit “Idromeno”. Arti bashëkohor shkodran “Idromeni”, do të vazhdojmë me personazhin e ftuar, me ekspozitën e lirë, presim një grup artistët nga Ulqini, ndoshta një risi me personazhin e ftuar. Ka disa momente që do të jetë shumë tërheqës për publikun shkodran”, u shpreh drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër Fatmir Juka.
“Idromeno, Shkodra mbretëresha e arteve dhe artistët e Alpeve shqiptare” ishte ekspozita më e re që mirëpriti Galeria e Arteve në Shkodër, ndërkohë që ajo pritet të pasohet nga të tjera në vazhdim.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




