Gallant: Izraeli nuk dëshiron luftë në Liban!

Botë | 2 vite më parë

Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por mund t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme Hezbollahut nëse diplomacia dështon, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Hezbollahu e kupton shumë mirë se ne mund të shkaktojmë dëme të rënda në Liban nëse do të nisë lufta”, shtoi Gallant.

“Izraeli ka aftësitë ushtarake për ta rikthyer Libanin në “epokën e gurit”, por vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike për përplasjen me Hezbollahun në veri. “Ne nuk duam luftë, por jemi gati për çdo skenar. Hezbollahët e dinë mirë se ne mund t’i shkaktojmë dëme masive nëse shpërthen një luftë”, shtoi Gallant.   

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme