Gara në Imola

Më në fund, nuk do të jetë më vetëm një ngjarje që i përket së kaluarës. Emocionuese por ende e zbehur në kujtime. Pas 16 vitesh nga hera e fundit, një lumë njerëzish dhe pasioni i tyre do t’i japë jetë sërish stendave dhe livadheve të Imolës. Në rikthimin e Formula 1 te Emilia Romagna në 2020 dhe 2021, mungesa e spektatorëve ishte një gjë shumë e rëndësishme, kjo për shkak të pandemisë.
Kështu që këtë vit Autodromi Enzo dhe Dino Ferrari është gati të përqafojë më shumë se 100,000 fansa në tre ditë për atë që do të jetë një pushtim i vërtetë. Një moment historik që shihet si një mundësi e shkëlqyer për të gjithë Italinë, që i bën të gjithë krenarë. Ferrari i këtij botërori ka shtyrë edhe më shumë pritshmëri dhe entuziazëm.
Pas 420,000 spektatorëve në Melburn që dëshmuan fitoren e Charles Leclerc, Santerno është gjithashtu gati. Në të vërtetë, shumë gati për të shijuar një Ferrari që është sërish i ndritshëm dhe i aftë për t’i bërë zemrat të rrahin më shpejt, të humbasin zërin dhe akoma më shumë të ëndërrojnë. Edhe Stefano Domenicali, administratori i deleguar i Liberty Media është shprehur entuziast për garën e Italisë.
“Kam një krenari të veçantë që shoh kaq shumë pasion rreth kësaj ngjarje kaq të rëndësishme për vendin tonë, falënderoj të gjithë ata që kontribuan për ta realizuar atë. Do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme” – ka thënë Domenicali. Në fundjavën e 22-24 prillit të gjithë tifozët italianë presin fitoren e Ferrarit, me atë rikthim spektakolar që ka bërë në këtë fillim të Botërorit 2022 të Formula 1.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




