Gara për Arkitekturën, 450 maturantë synojnë një nga 3 programet e studimit

Arsim | 2 muaj më parë

Më shumë konkurentë në garë për më shumë kuota të lira. 450 është numri i maturantëve këtë vit që synojnë një nga tre programet e studimit të ofruara nga fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës. Ata iu nënshtruan konkursit të pranimit, ndërsa rrëfejnë se pavarësisht se kjo është preferenca e tyre e parë, ia kanë dhënë vetes shansin edhe në degë të tjera.

“Arkitektura interior dizajn që është diçka shumë e ngjashme. Kam zgjedhur edhe përgjegjësi”, deklaroi një prej maturantëve.

“I kam hedhur të treja opsionet, por arkitekturën kam qejf. Unë kam hedhur dhe për administrim biznesi, drejtësi, infermieri, inxhinier elektronike që po nuk kapa arkitekturën, të mund të kap të tjerat”, tha një tjetër maturante.

Armand Vokshi, dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës thotë se prurjet e këtij viti kanë qenë të kënaqshme duke e renditur këtë fakultet ndër më të preferuarit

“Tregon një farë serioziteti që neve kemi mbajtur në vitet e shkuara. Së dyti tregon që vendi ka akoma uri për këtë lloj profesioni që është mjaft kreativ, është mjaft interesant. Shqipëria po ndërtohet kështu që ka nevojë për vende pune, për arkitektë. Sivjet kemi 100 kuota për arkitekturë, kemi 50 për urbanistikë edhe 30 i kemi për dizajn”, deklaroi Armand Vokshi, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme